Një grindje banale mes këngëtares nga Kosova Teuta Selimi dhe bashkëshortit të saj ka gjeneruar në dhunë fizike karshi këngëtares. Mediat kosovare raportojnë se bashkëshorti i Teutës e ka dhunuar fizikisht këtë të fundit, duke i shkaktuar disa plagë në kokë. Artistja ka denoncuar aktin e rëndë në polici, por duket se ky veprim nuk është pritur mirë nga vëllai i saj, i cili po ashtu është përplasur fizikisht me të motrën.
Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin e denoncimit që kishte bërë për bashkëshortin.
Menjëherë është arrestuar vëllai i këngëtares, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë për akuzën “dhunë në familje”.
Discussion about this post