Moderatorja bukuroshe Ilda Bejleri është rrëfyer si rrallëherë për jetën e saj private, e ftuar në “Cherry on Top”.
Mes të tjerash, Ilda nuk nguroi të thumbonte moderatoret e ekranit shqiptar. E pyetur se si i sheh sot moderatoret sportive. Ilda tha se nuk ka dalë ndonjë emër që ka bërë diferencën, duke shtuar se moderatoret ka por kanë si synim të dalin në ekran.
“Nuk janë shtuar shumë, s’është se ka dalë ndonjë emër që ka bërë diferencën ka pasur një bum vite më parë, tani pak më pak, kemi vendet fqinje që ende femrat vazhdojnë të dalin në ekran, s’të mban pamja në ekran. Duhet të ndajmë moderator nga gazetare. Duhet ta ndajmë pak vajza të bukura dhe gazetare sportive. Moderatore ka por ti i shikon për një dy vite dhe zhduken, kanë si synim të dalin në ekran, jo të futen në botën e sportit që është e vështirë. Vilma Masha vazhdon ende, është një nga ato gazetaret që ka punuar gjithmonë.”
Discussion about this post