Holanda është përjashtuar përfundimisht nga finalja e Eurovizionit.
Në një njoftim zyrtar bëhet i ditur përjashtimi dhe ndryshimi i listës në radhën e këngëve.
Vendimi u mor për shkak të sjelljes së papërshtatshme të këngëtarit Joost Klein ndaj dikujt në produksion. Megjithatë nuk jepen më shumë detaje. Mediat thonë se ka pasur një konfrontim fizik.
Njoftimi i plotë:
Artisti holandez Joost Klein nuk do të marrë pjesë në finalen e madhe të Eurovizionit të këtij viti.
Policia suedeze hetoi një ankesë nga një anëtare femër e ekipit të prodhimit pas një incidenti pas performancës së tij në gjysmëfinalen e së enjtes mbrëma. Ndërsa procesi ligjor vazhdon, nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdonte kompeticionin.
Dëshirojmë të sqarojmë se, ndryshe nga disa raportime mediatike dhe spekulime në rrjetet sociale, në këtë incident nuk është përfshirë asnjë artist apo anëtar tjetër i ekipit.
Ne kemi zero tolerancë ndaj sjelljeve të papërshtatshme dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis pune të sigurt për të gjithë stafin. Në këtë këndvështrim, sjellja e Joost Klein ndaj një anëtareje të ekipit konsiderohet të jetë në kundërshtim me rregullat e garës.
Finalja e madhe e Eurovizionit të 68-të do të vazhdojë tani me 25 këngë pjesëmarrëse.
Ndërkohë lista e konkurrentëve është përditësuar dhe do të jetë si më poshtë:
Discussion about this post