A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?
Nxehtësia, djersitja dhe ajri i thatë plus rrezet e diellit e zhveshin organizmin nga kripërat minerale dhe vitaminat.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të përshtasim vlerat ushqyese që marrim në lidhje me ndryshimin stinor.
Vitaminat që na duhen gjatë stinës së verës
Ndërkohë që ditët fillojnë dhe nxehen më shumë, trupi ynë reagon ndaj këtij ndryshimi.
Nëse ekspozohemi ndaj nxehtësisë, ne djersitim. Kështu kemi humbur vitaminat dhe mineralet e nevojshme.
AgroWeb.org ju këshillon që të merrni vitaminë A, C, dhe E për të kompensuar këtë humbje.
Arsyet i gjeni të listuar më poshtë:
Vitamina A
Ka plot të dhëna të cilat dëshmojnë se Vitamina A parandalon sëmundjet e rënda të lëkurës, kur ajo merret në dozën e duhur ditë për ditë.
Vitamina A gjithashtu ndihmon në procesin e rigjenerimit të lëkurës kur ajo dëmtohet nga dielli.
Por përpara se të shkoni në farmacinë më të afërt, AgroWeb.org ju sugjeron që të kontaktoni dhe mjekun tuaj, pasi Vitamina A duhet të merret në dozat e duhura, dhe nuk duhet kombinuar me disa medikamente.
Nëse doni ta merrni këtë vitaminë në mënyrë natyrale, mjafton të shtoni në dietën tuaj perimet e gjelbra si lakra e sallata.
Specat e verdhë, kivi dhe luleshtrydhet gjithashtu ju japin dozën e nevojshme të kësaj vitamine.
Vitamina C
Nëse do të dilni në diell, sigurohuni që të keni marrë Vitaminë C.
Acidi që gjendet në Vitaminën C ndihmon në funksionimin e duhur të gjëndrave të djersitjes.
Kjo vitaminë gjithashtu e mbron trupin tuaj nga goditja e diellit gjatë muajve të nxehtë të verës.
Nëse alergjitë nuk ju lejojnë që të shijoni pushimet tuaja, një dozë ditore e vitaminës C do të mbajë nën kontroll simptomat tuaja.
Ushqimet ku kjo vitaminë mund të gjendet janë të shumta si domatet, limonët, specat e kuq, frutat e pyllit e brokoli.
Vitamina E
Vitamina E mbron lëkurën nga dëmet që shkaktohen nga muajt e nxehtë të verës.
Ajo mund të përdoret dhe për të rritur rezistencën e fizikut dhe forcën e muskujve.
Nëse keni një jetë aktive dhe gjatë ditëve të nxehta të verës, Vitamina E është një paketë plot me energji për ju. Atë mund ta gjeni në mënyrë natyrale tek arrorët dhe spinaqi i gatuar, por dhe tek peshku./AgroWeb.org
Discussion about this post