Sopranoja e njohur shqiptare, Emonela Jaho ka marrë përgëzimet e mbretit të Anglisë, Charles, teksa performoi në skenë në nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore.
Emonela Jaho, të ftuarit e tjerë dhe orkestra performuan ariet dhe muzikën që përcaktuan kohën e Sir Antonios si drejtor muzikor, duke përfshirë karrierën e tij 22-vjeçare.
Mes zërit të fuqishëm, Jaho ka shkëlqyer edhe me pamjen e saj elegante dhe plot klas.
Charles është shumë i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.
Discussion about this post