Një meteor është parë nga banorët në të gjithë Portugalinë dhe në Spanjë mbrëmjen e së shtunës (18.5.2024), një fenomen i kapur në dhjetëra video dhe foto të postuara në rrjetet sociale.
Në mediat sociale janë publikuar video dhe foto të një objekti gjigant me shkëlqim blu që ndriçon qiellin, i cili besohet se është një meteor i vërejtur në Portugali dhe Spanjë
Për momentin, nuk është konfirmuar nëse ka goditur sipërfaqen e Tokës, megjithatë disa raporte thonë se mund të ketë rënë pranë qytetit të Castro Daire. Raporte të tjera thonë se ishte më afër Pinheiro në Portugali.
Discussion about this post