Teksa ishte brenda në “BBVA 3”, Graciano Tagani u shpreh se marrëdhënia e tij me Argjirën kishte pësuar një krizë dhe ishte në ankth për një sinjal. Mesa duket, pas daljes së dytë të koreografit, ai dhe Argjira i kanë zgjidhur sfidat në marrëdhënien e tyre dhe tanimë janë sërish bashkë.
Mjaftoi një ngacmim nga moderatori Edi Manushi që të zbulohej nga vetë Argjira se çifti i ka dhënë fund krizës. Moderatorja ishte në një lidhje direkte në “Procesin Sportiv” për të njoftuar se ka nisur sërish rubrika “She’s on Top” në emisionin “E Diell”. Ajo, u shfaq e rrethuar nga modelet e tjera dhe me Katerinën, fituese e “She’s on Top” vitin e kaluar dhe Manushi e pyeti se kë do të votonte.
“Për kë do votosh në “Big Brother”?”, e pyeti Manushi Katerinën dhe ajo iu përgjigj se vota e saj shkon për Eglën. “Ore, m’u dëgjua si Graciano. Thuaji që ka dalë Graciano”, ngacmoi Manushi vajzat.
Këtu ndërhyri Argjira, e cila u shpreh: “Dëgjo, gocat janë familjarizuar pak me Gracianon këtu në mbrapaskena kështu që e kanë bërë si të vetin. Kështu le të flasim vetëm për ata që janë larg për momentin”.
Duket se kjo deklaratë i doli në shteg Manushit, i cili tha: “Stop! Stop! Graciano është aty me ty?”
“Ua, e thashë?! Po, Graciano është këtu me mua”, tha moderatorja e buzëqeshur.
Discussion about this post