Këtë të martë është mbajtur post “Big Brother VIP”, dhe ndër të tjera Egla u pyet nëse është thirrur në gjykatë nga Saimir Kodra, për shkak të deklaratave të saj brenda shtëpisë së BBV për ngacmim seksual.
Egla tha se ende nuk është thirrur, por ajo është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.
“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do të jem gati. Jam duke folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por më jepte ankth.
Gjëja më e rëndësishme, emocioni më i fortë tek unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do të më fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, i thashë mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë”, tha Egla.
Discussion about this post