Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës.
Për të marrë ashensorin në majë të kullës, vizitorët tani paguajnë 29,40 euro, por nga 17 qershori do t’ju kushtojë 35,30 euro.
Kompania Sete, që ka në menaxhim Kullën Eiffel, ka qenë në telashe financiare që nga pandemia e Covid-19, që solli rënien e vizitorëve. Vitin e kaluar, numri i vizitorëve u rrit në gati 6 milionë, pasi ra në vetëm 1.5 milionë në 2020.
Kostot e larta të rinovimit dhe grevat e fundit që bllokuan qytetin ishin një goditje e fortë për situatën financiare të kompanisë.
Discussion about this post