Egla Ceno, përmes një postimi në Instagram, duket se ka thumbuar Donald Veshajn për deklaratën e tij në “Fun Club Big Brother VIP Albania”. Egla, e cila nuk është se i kursen shumë kunjat, u shpreh:
“Unë nuk kam K-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as followers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime #teamEgla”, shoqëruar me këngën “Come As You Are” nga Nirvana.
Tani, ca nga ju, me të drejtë do pyesin: “E ku është thumbi këtu?”, ndërsa të tjerët do e kujtojnë direkt deklaratën e Donaldit, i cili ca javë më parë tha se Egla nuk mund të jetë fenomen, sepse nuk ka mjaftueshëm ndjekës në Instagram.
“Fenomen me 70K në Instagram nuk ka ‘bro’. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon?”, u shpreh Donaldi asokohe.
Gjithsesi, siç e kemi thënë edhe më parë, por po e rikujtojmë sërish, edhe fituesit e mëparshëm nuk kanë pasur shumë ndjekës në Instagram. Brenda një loje, llogaritë e rrjeteve sociale nuk merren me vete, përkundrazi, publiku do të shohë përtej gjithë asaj që sheh online.
Discussion about this post