Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u detyrua të dëbojë disa fansa nga një prej koncerteve të saj pasi ata filluan të hidhnin objekte në skenë. Këngëtarja e ‘In The Name Of Love’ po performonte në Summer Fun Days Showcase të Titletown, kur u detyrua të ndalonte shfaqjen papritmas.
“Jashtë, Jashtë… ose nëse dëshiron të më godasësh në fytyrë, më ka ndodhur që t’i kem paditur autorët më parë, do të doja të bëhesha më e pasur, kështu që vazhdo zemër” tha ajo.
Më pas Bebe shtoi me nxitim: Ishte një shaka.
Discussion about this post