Me rritjen e temperaturave na shoqëron dhe dhimbja e tepërt e kokës për shkak të ekspozimit në rrezet e forta të diellit.
Është e rëndësishme që të ndërmarrim disa masa për të parandaluar këtë gjë, e të shijojmë një verë sa më të ‘freskët’ të mundshme.
Fillimisht njihemi me simptomat që na paralajmërojnë dhimbjen e kokës të krijuar për shkak të vapës:
-të përziera
-ndjeshmëri ndaj dritës
-dhimbje therëse e kokës
-dhimbje e qafës
-dehidratimi
Masa që duhen ndërmarrë:
-Qëndrimi sa më shumë në dhoma të freskëta
-Sigurohuni të keni ujë të ftohtë me vete kur dilni në orare kulminante përsa i përket temperaturave, në mënyrë që të keni mundësi të freskoheni e të hidratoheni
-Përdorimi i kapeleve dhe syzeve për mbrojtje nda dielli
-Lahuni me ujë të vakët, që të ulët temperatura e trupit
-Vendosni disa paketa kamomili në ujë të ftohtë e mbuloni sytë dhe ballin për disa minuta, në mënyrë që të çlironi dhimbjen dhe ënjtjen për shkak të vapës.
Discussion about this post