Kate Winslet rrëfehet për herë të parë, vite pas vështirësive në filmimin e Titanikut me Leonardo DiCaprio
Skena më ikonike e Titanikut për Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio ishte në fakt një makth dhe aspak romantike edhe pse ka hyrë në histori.
Kate Winslet ka zbuluar se skena e saj e famshme e puthjes me Leonardo DiCaprio ishte një makth për t’u realizuar. “Puthja nuk ishte më e mira”, tha aktorja 48-vjeçare në një intervistë për Vanity Fair që citon noa.al.
Kate Winslet ka zbuluar se një kombinim i gabimeve të grimit, Leonardo DiCaprio duke qeshur dhe ajo vetë duke luftuar për të marrë frymë në korsenë e saj i kanë vështirësuar xhirimet.
Duke rishikuar skenën ku Rose dhe Jack takohen në harkun e anijes dhe ngjiten në parmakë ajo thotë: “Oh Zoti im, ishte një rrëmujë.
Duhej të ngjitnim një shkallë për të arritur në të,” kujton Kate Winslet. Si pasojë e skenës së vështirë, aktores iu desh të kujdesej si për grimin e saj ashtu edhe për atë të Leonardo DiCaprio.
“Ishte fshirë grimi, mezi po mbaja dhe sfungjerin e tij në korse, dhe mes xhirimeve po bëja grimin”, thotë ajo teksa kujton skenën e 28 viteve më parë.
“O Zot, ishte një rrëmujë e paparë,” tha Kate Winslet për skenën ikonike të puthjes me Leonardo DiCaprio në “Titanic”.
Pavarësisht se ishte e vështirë për t’u xhiruar, Kate Winslet është krenare për skenën dhe filmin në tërësi, sepse është një film që vazhdon të mbetet shumë i shikuar.
Në intervistë tjetër, me Variety, regjisori James Cameron adresoi spekulimet se ata kishin përplasje kur filmi u publikua në 1997.
“Duhet të më paguash shumë para për të punuar përsëri me James,” tha Kate Winslet në prill 1997. The Times raportoi se aktorja vuante nga hipotermia dhe gati u mbyt dy herë, dhe mendoi të largohej nga filmi.
Ndërsa James Cameron hodhi poshtë zërat se kishte një përçarje mes tyre.
Discussion about this post