Ne kalojmë 349 minuta para telefonit çdo ditë, 41 orë në javë, 7 ditë në muaj, 12 javë në vit, ose ndryshe 3 muaj në vit.
Më pas, duke marrë parasysh numrin e herëve që telefoni është i zhbllokuar, i cili për gjeneratën Z është afërsisht 79 herë në ditë dhe duke supozuar se një individ fle mesatarisht 7 orë, përafërsisht çdo 12 minuta e kthejmë vëmendjen te ekrani i telefonit.
Prandaj, një të tretën e kohës që kalojmë zgjuar, e kalojmë para telefonit. E trishtë apo jo?
“Është një stërvitje e vërtetë për mosvëmendjen. Kur nuk jemi online, mendojmë se çfarë ndodh në internet dhe jeta jonë jashtë internetit ka lëvizur ndërkohë dhe është bërë një degë e asaj që ndodh në internet”, paralajmëron Mark Morbe, psikoterapist ekspert i varësive teknologjike.
Pjesa më e madhe e kohës kalon në scrolling, pra të lundruarit në muret e Facebook, Instagram apo TikTok për të parë çfarë do dalë më shumë.
Po a ia vlen të shkëputesh nga jeta reale, nga familja, miqtë, vetja, qëllimet e tua, 3 muaj në vit?
Bëja këtë pyetje vetes sa herë ta prekësh telefonin!
Discussion about this post