Lituania është vendi më i lumtur në botë për moshën nën 30 vjeç – ose ndryshe Gen Z, sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2024.
Arsyet janë tre: qiratë e ulëta të shtëpive, universiteti falas dhe jeta e mirë e natës.
Lituania u rendit e 19-ta në listën e përgjithshme, por siguroi vendin e parë në renditjen për lumturinë e personave nën 30 vjeç.
Dhe Guardian raporton se faktorë të tillë si qiraja e ulët, arsimi falas dhe jeta e gjallë e natës janë të mirëkuptueshëm përsa i përket lumturisë.
Lituanezët nën moshën 30-vjeçare e vlerësojnë veten me 7.76 nga 10 në shkallën e lumturisë. Në krahasim, ata në të njëjtën grupmoshë në SHBA e vlerësuan veten me 6.392 nga 10, duke e vendosur SHBA në vendin e 62-të globalisht.
Gantas Bendikas, 23 vjeç, i tha The Guardian se do të diplomohet pa borxhe. Ndërkohë, në SHBA borxhi mesatar i studentëve është rreth 39,000 dollarë, sipas Experian.
Qiratë janë gjithashtu të ulëta – sipas Eurostat, Lituania është një nga vendet më të lira në Evropë për të marrë një shtëpi me qira.
Jolita Vaitkutė, 28 vjeç, tha për The Guardian: “Kur flas me miqtë në vende të tjera – Paris, Tokio, Londër – e kuptoj se sa me fat jam që kam hapësirën time për të jetuar vetëm dhe lirë”, tha ajo.
Sipas The Guardian, hapësirat e shtëpive – studio në ndërtesën e Vaitkutës kushtojnë në ekuivalentin nga 109 deri në 544 dollarë në muaj.
Kjo i lejon ata që merren me art të lulëzojnë në Lituani.
Discussion about this post