Ne po jetojmë në një botë ku robotët nuk kanë arritur (ende) t’i bëjnë të gjitha punët tona, por nga ana tjetër, jeta po bëhet më e lehtë, më e shëndetshme.
Në këtë artikull do të pëmendim disa alternativa moderne që po na përmirësojnë stilin e jetesës.
Pajisjet inteligjente të shtëpisë
Imagjinoni të zgjoheni në një shtëpi që ju njeh më mirë se shoqja e ngushtë. Me pajisjet inteligjente të shtëpisë, kjo nuk është më një ëndërr: Kafeja përgatitet siç e doni ju, ndërsa ndriçimi i shtëpisë apo muzika në sfond përshtaten me gjendjen tuaj shpirtërore.
Alternativat më të mira
Shëndeti është parësor dhe zgjedhjet moderne të sotme e bëjnë të lehtë të jetosh mirë. Për shembull, për ata që zgjedhin të vazhdojnë të konsumojnë duhan, IQOS ka ofruar një alternativë më të mirë. Kjo pajisje ngroh në vend që të djegë, që do të thotë pa hi, pa tym dhe shumë më pak kimikate të dëmshme rrotull për ju dhe personat e tjerë.
Automjetet elektrike
Gjithmonë e më shumë njerëz po u thonë lamtumirë pikave të karburantit dhe kanë përshëndetur udhëtimet miqësore me mjedisin. Automjetet elektrike nuk janë vetëm të mira për planetin, por gjithashtu ofrojnë një përvojë më komode në makinë. Makinat elektrike nuk janë ende fort të përhapura në Shqipëri, por trendi duket pozitiv.
Fitness Tech: Me trajner personal, në çdo kohë, kudo
Të qenit në formë s’ka qenë kurrë kaq e lehtë. Disa pajisje dhe aplikacione janë si të kesh një trajner personal në kyçin e dorës. Ne tashmë monitorojmë rrahjet e zemrës, numërojmë hapat, monitorojmë gjumin etj.
Discussion about this post