Kremi i diellit është një nga mënyrat më të lehta dhe më efektive për të minimizuar dëmtimin nga rrezet UV, veçanërisht në pjesët më të ekspozuara të trupit, si fytyra dhe qafa. Gjithashtu, është domosdoshmëri për parandalimin e kancerit të lekurës. Por sa krem duhet të aplikojmë? Është e vështirë të përcaktosh sasinë e duhur, por sipas dermatologëve sasia e mjaftueshme për fytytrën është dy gishta.
Një zonë tjetër delikate është qafa, që gjithashtu ka kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e dëmshme të diellit dhe sigurisht nuk duhet lënë pas, kur vjen puna për aplikimin e SPF-së. Ju gjeni entuziazëm në kërkimin e aktiviteteve dhe përvojave të reja gjatë sezonit të verës dhe gjithashtu i kushtoni më shumë vëmendje kujdesit për veten. Veshja, grimi dhe rutinat e bukurisë ndryshojnë sepse ne mendojmë se duhet të kujdesemi edhe më shumë për imazhin tonë.
Ndërkaq, hulumtimet kanë treguar se ne zakonisht lëmë rreth 10% të fytyrës sonë pa mbrojtje nga dielli, duke përfshirë sytë, veshët dhe buzët. Veçanërisht për këtë të fundit, shumica i harrojnë, duke menduar gabimisht se nuk kanë nevojë për mbrojtje të veçantë, por kjo zonë e veçantë është shumë e ndjeshme dhe shëndeti i saj ndikohet fuqishëm nga kushtet mjedisore gjatë gjithë vitit, pasi është gjithmonë e ekspozuar ndaj tyre.
Shtresa e jashtme e lëkurës së buzëve është e hollë, ndërsa kjo zonë ka pak melaninë, pigmentin që ndihmon në mbrojtjen nga dielli. Përveç kësaj, kur nuk aplikojmë produktet e duhura, kolagjeni në buzë mund të ndryshojë për shkak të ekspozimit në diell. Pra, për të shmangur djegiet dhe për t’i mbajtur ato të shëndetshme dhe të lëngshme, duhet të aplikojmë një produkt të veçantë me indeks mbrojtës nga dielli gjatë ditës.
Një disavantazh i madh i kremrave kundër diellit me spërkatje është potenciali për aplikim jokonsistent. Mund të jetë e vështirë për të vlerësuar nëse produkti është aplikuar mjaftueshëm dhe përdoruesit mund të lënë zona të pambrojtura. Fatkeqësisht, kremrat kundër diellit me spërkatje paraqesin gjithashtu një rrezik thithjeje, i cili mund të jetë i dëmshëm, veçanërisht për fëmijët dhe njerëzit me probleme të frymëmarrjes.
Discussion about this post