Kanë kaluar 23 vite që kur u shfaq premiera e filmit të parë të Shrekut dhe që atëherë ky projekt kinematografik vijon të ngjallë shumë interes.
Vitin e ardhshëm pritet të shfaqet edhe filmi “Shrek 5”, një lajm i cili pritet të gëzojë fansat, një pjesë e mirë e tyre mund të jenë të surprizuar duke qenë se nuk e kishin pritur që një filmi i ri të ishte kaq shpejt gati.
Në një intervistë të re Eddie Murphy i cili jep zë personazhit të gomarit në filmat ‘Shrek’ jo vetëm konfirmoi se është duke u përgatitur një film i ri, por edhe se do të jetë shumë i veçantë.
Në vitin 2023, ishte revista e njohur “Variety” e cila bëri të ditur se kompania Universal po mendonte të reazlionte një film të pestë “Shrek” me kastin origjinal të aktorëve Murphy, Mike Myers dhe Cameron Diaz.
Discussion about this post