Instituti i Shëndetit Publik dha këshillat e radhës lidhur me verën e nxehtë.
Sipas ISHP, përfitimet nga dielli janë të shumta, pasi ai largon stresin, ankthin dhe nxit të qenurit pozitiv. Mungesa e dritës ndikon në humorin tonë, dhe me daljen e rrezeve të para të diellit, ne menjëherë ndjehemi më të gëzuar dhe të shëndetshëm.
Një shëtitje në ajër të pastër ose pak çaste relaksi nën rrezet e diellit është e rëndësishme dhe e dobishme për shëndetin tonë.
Dielli është një ilaç natyral për shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta shoqërohet me shtimin e shtrimeve në spital për çrregullime kardiovaskulare, të veshkave dhe të frymëmarrjes.
Si duhet të mbrohemi nga i nxehti ekstrem?
Gjatë temperaturave të larta është shumë e rëndësishme të qëndrojmë të hidratuar
Discussion about this post