Moderatorja Luana Vjollca ka ndarë me publikun një veprim tepër të bukur dhe prekës që ka bërë për një vajzë.
Një nga ndjekëset e saj në Instagram, familja e së cilës gjendet në vështirësi ekonomike i kishte dërguar një mesazh ku i kërkon ndihmë për motrën e saj maturante.
Luana ka bërë gjestin human duke i mundësuar vajzës një fustan për mbrëmjen e saj të matures. Teksa ka ndarë mesazhin e vajzës, Luana shkruan:
“Rastisa ta shoh këtë mesazh, dhe ta mundësoj pa u menduar 2 herë. E di çfarë do të thotë. Zoti ju bekoftë”.
Discussion about this post