Filmi ikonik “The Devil Wears Prada” është duke u punuar në Disney pothuajse 18 vjet nga filmi i parë. Vazhdimi i filmit do të realizohet me kastin ikonik dhe do të punohet nga skenaristja e njëjtë, Aline Brosh McKenna, sipas DailyMail.
Ndonëse kasti origjinal i aktorëve ende nuk është konfirmuar, ka zëra se do të rikthehen në rolet e tyre Meryl Streep dhe Emily Blunt.
Historia e vazhdimit të filmit do të pasqyrojë kryeredaktoren Miranda Priestlyn (Meryl Streep) dhe karrierën e saj në ditët e sotme duke qenë se botimi tradicional i revistave është në rënie.
Ende nuk dihet nëse Anne Hathaway do të rikthehet në rolin e Andreas dhe nëse gjithashtu do të rikthehen aktorët e tjerë të roleve dytësore në filmin e parë. Filmi i drejtuar nga David Frankel, ka gjeneruar 124.7 milionë dollarë në vend dhe 326.7 milionë dollarë në mbarë botën.
Discussion about this post