Ka aktivitete dhe kampe verore me shumicë për të mbushur kohën e fëmijëve, por, psikologët dhe ekspertët e zhvillimit të fëmijëve sugjerojnë se mbingarkimi i fëmijëve gjatë verës është i panevojshëm…
I dërgoni fëmijët tuaj në kampe verore, shkolla arti, klasa gatimit, ose mësime tenisi gjatë muajve të pushimeve?
Ka aktivitete dhe kampe verore me shumicë për të mbushur kohën e fëmijëve të cilat ofrojnë kujdesin ndaj fëmijëve kur ata kanë mbaruar shkollën, por, psikologët dhe ekspertët e zhvillimit të fëmijëve sugjerojnë se mbingarkimi i fëmijëve gjatë verës është i panevojshëm dhe në fund të fundit mund të mbajë fëmijët larg nga zbulimi, atë që me të vërtetë është në interesin e tyre.
“Roli juaj si prind është për të përgatitur fëmijët për të gjetur vendin e tyre në shoqëri. Të jesh një i rritur do të thotë të mbushësh kohën e lirë në një mënyrë që do të bëjë të lumtur”, thotë Lyn Fry, një psikolog fëmijësh në Londër me fokus në arsim. “Nëse prindërit mendojnë si ta mbushin kohën e lirë të fëmijës së tyre, atëherë fëmija nuk do të mësojë kurrë ta bëjë këtë për veten e tij.”
Në vitin 1993, psikoanalisti Adam Phillips shkruan se “kapaciteti për t’u mërzitur mund të jetë një arritje e zhvillimit për fëmijën.” Mërzia është një shans për të menduar jetën, në vend që të nxitosh përmes saj, shkruan ai në librin e tij. “Fëmija duhet që të marrë kohë për të gjetur atë që i intereson atij. Mërzia është pjesë integrale e procesit të marrjes së kohës”.
Psikologët këshillojnë që prindërit të ulen me fëmijët e tyre të paktën ata mbi moshën katër dhe bashkarisht të shkruajnë një listë me atë që fëmijët mund t’i gëzojë gjatë pushimeve. Këto mund të jenë aktivitete themelore, të tilla si të luajnë me letra, një libër, ose një udhëtim me biçikletë. Pastaj, në qoftë se fëmijët tuaj vijnë te ju gjatë verës dhe ankohen për mërzinë, tregojuni listën që kanë bërë vetë. Kjo gjë e vë barrën mbi ta për të thënë: “Kjo është ajo që unë do të doja të bëja”.
Megjithëse ka momente kur fëmijët mund të sillen të trishtuar rreth e rrotull për një kohë dhe të jenë të mërzitur, është e rëndësishme të kuptojmë se kjo nuk është humbje kohe. “Nuk ka asnjë problem me mërzitjen”, thotë Fry. Mendoj se fëmijët duhet të mësojnë se si të jenë të mërzitur për të motivuar veten për të marrë iniciativa. Duke qenë i mërzitur është një mënyrë për të bërë fëmijët të pavarur.
Discussion about this post