Virgjëresha – siç e dimë – është e fiksuar pas përsosmërisë. Në një moshë më të re ndikohet shumë nga mendimi i të tjerëve. Pra, nëse dikush e refuzonte atë, atëherë ajo do ta merrte për zemër. Ajo nuk do ta përballonte dot dhe do të “shpërthente” me ndryshime të menjëhershme qoftë në fytyrë, qoftë në trup. Dhe ajo nuk do të ndalej derisa të arrinte përsosmërinë që kishte në mendje. Ajo do të bëhej një person krejtësisht tjetër që askush nuk do ta njihte.
Peshorja është e çmendur dhe e fiksuar pas pamjes së saj. Ajo bën gjithçka për të pasur një imazh perfekt dhe sigurisht që dëshiron të pëlqehet nga të gjithë. Pra, nëse në një moment ka dikush në rrugën e saj që do ta refuzojë atë, atëherë ajo do të lëndohet thellë dhe vështirë se do ta përballojë atë. Ajo do të “kthejë thikën” mbi veten dhe do të shpërthejë mbi veten dhe do të bëjë gjithçka që duhet për t’u ndjerë sërish mirë dhe i dëshirueshëm.
Sa më i ri të jetë Bricjapi, aq më i pasigurt është. I duhen shumë vite që të kuptojë vlerat e tij dhe sa elementë pozitivë ka tek ai. Pra, është shumë e lehtë që një refuzim në moshë të re të dalë shumë keq për Bricjapin. Për të ndikuar thellë tek ai dhe për ta bërë atë të shpërthejë në vetvete. Do ta shihni atë duke ndjekur përsosmërinë dhe pranimin e të tjerëve. Ai do të ndryshojë gjithçka tek vetja, përderisa seksit të kundërt i pëlqen.
Discussion about this post