Olsi Bylyku ka kaluar një periudhë të vështirë pas hyrjes në BB VIP e cila u shoqërua me polemika dhe fletëthirrje gjykate.
Pas kësaj, që Olsi e karakterizon si një vit të vështirë, sot ka publikuar këngën e re “Amla”, të cilën ja ka dedikuar personit që i ka qendruar më pranë, partneres së re.
Nuk vonoi shumë që ai të publikonte një foto me partneren dhe ta uronte atë për ditëlindjen e saj.
Rikujtojmë që Olsi pas ndarjes nga Egli Tako është folur për lidhjen me gazetaren, të panjohur për publikun Denada Lura, të cilën tashmë vendosi tërthorazi ta prezantojë edhe me publikun.
Discussion about this post