Kimikatet e përdorura për të bërë qirinjtë aromatikë, sado te kendshem qofshin per atmosferen qe krijojne, mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.
Disa qirinj çlirojnë sasi formaldehidi (metanol), i cili konsiderohet kancerogjen dhe mund të shkaktojë dëmtim të mushkërive, kollë, dhimbje të fytit, acarim të syve ose gjakrrjedhje nga hundët. Dy kimikate më të rrezikshme të përdorura në produkte të tilla janë paradiklorobenzeni (p-diklorobenzen, p-DCB) dhe naftalinë. Sa i përket naftalinës, është vërejtur se shkakton dëmtim të indeve dhe kancer të mushkërive te kafshët laboratorike.
Ekspozimi afatgjatë ndaj kimikatit rrit rrezikun e problemeve të frymëmarrjes dhe kancerit. Studimet kanë treguar gjithashtu se kimikatet nga qirinjtë ka të ngjarë të përthithen përmes lëkurës kur ka kontakt të drejtpërdrejtë.
Discussion about this post