Qeskat nën sy mund të krijohen për shkaqe të ndryshme. Alergjitë, problemet e ndryshme shëndetësore, por edhe kripa e tepërt në organizëm, mund të jenë shkaktarët.
Në këtë artikull, do të gjeni disa mënyra të thjeshta si t’i parandaloni dhe t’i largoni qeskat nën sy.
Kripa nuk është mik i lëkurës së fytyrës tuaj
Konsumimi i sasive të mëdha të kripës mund të bëjë që trupi juaj të mbajë ujë. Kjo gjë që ju jep atë pamje dhe ndjesi të fryrë. Marrja e sasive të larta të kripës dhe sasive të ulta të ujit, prish ekuilibrin delikat të kripës në qelizat tuaja. Kështu trupi juaj mban natyrshëm më shumë ujë për të parandaluar dehidratimin.
Për shkak të kësaj ju mund të fitoni peshë nga uji dhe të dukeni më të shëndoshë ose të ënjtur. Nëse papritmas vëreni qeska nën sy, ekzaminoni me kujdes regjimin tuaj ushqmior dhe përcaktoni nëse keni konsumuar më shumë kripë se zakonisht. Gjithashtu kur ekuilibri i kripës dhe kaliumit në trupin tuaj prishet, mund të krijojë qese nën sy.
Parandalimi i qeseve nën sy dhe rrathëve të errët
Nëse jeni i shëndetshëm, kufizimi i konsumit të kripës, mund të zvogëlojë qeskat nën sy dhe t’ju rikthejë pamjen e mëparshme. Rezistoni ndaj dëshirës për kripë dhe hani më pak ushqime që përmbajnë shumë kripë. Si për shembull turshitë, ullinjtë, supë të konservuar dhe ushqim të shpejtë. Konsumoni më shumë ushqime të pasura me kalium, për të ndihmuar në rivendosjen e një ekuilibri normal. Bananet, avokadot, selinoja, perimet me gjethe jeshile dhe frutat e thata janë burime të mira të kaliumit.
Dhe mos harroni të pini më shumë ujë. Kur jeni të dehidratuar, trupi juaj natyrshëm mban më tepër lëngje, të cilat mund të shkaktojnë fryrje në fryrë dhe trup.
Arsye të tjera që ndikojnë në fromimin e qeskave poshtë syve
Ka disa arsye të tjera, që nuk kanë asnjë lidhje me sasinë e kripës, kaliumit apo ujit që konsumoni. Alergjitë ushqimore ndaj qumështit ose grurit mund të jenë shkaktarët e qeskave nën sy. Gjithashtu edhe gjenetika mund të jetë një tjetër shkak, shkruan agroweb.
Por rastet më serioze, mund të ndodhin për shkak të problemeve me veshkat ose tiroideve. Prandaj nëse këshillat e më sipërme nuk fuknsionojnë, flisni me mjekun tuaj për testimin e veshkave ose tiroideve.
Discussion about this post