Në vitin 2021 vetëm 1200 ashensorë kishin certifikata sigurie duke ngritur pikëpyetje të mëdha për 8800 ashensorët që ishin vendosur në vend. Ka një inspektorat që certifikon ashensorët dhe do ti duhej të paktën 15 vjet për të mbaruar këtë proces. Katër vite më vonë, asgjë nuk kja ndryshuar.
Ligji i vitit 2009 për Administrimin e rezidencave nuk është aplikuar në shumicën e rasteve, sipas agjencisë së lajmeve Ina.
Një nga qytetet që ka filluar aplikimin e ligjit është bashkia e Tiranës ku zyrtarët iu përgjigjën gazetarëve se janë regjistruar 1113 administratorë. Kjo listë gjendet edhe në portalin Tirana.al por kur u pyetën për numrin e ashensorëve që funksionojnë në këtë bashki, askush nuk u përgjigj.
Nga ana tjetër në qytetin e Durrësit ku ka një zhvillim dhe boom ndërtimi, zyrtarët e bashkisë nuk kanë informacion për numrin e instaluar të ashensorëve, ndërkohë që ka vetëm 8 adminitratorë të regjistruar në 2023-2024.
Ndërkohë në Elbasan nuk kanë asnjë informacion për administratorët, e mandej dhe për ashensorëet. E njëjta situatë dhe në Fier ku zyrtarisht përgjigjen: “Muk kemi certifikuar asnjë administrator në Pallate”.
Nga viti 2021 deri në 2024 në regjistrin që mbahet në ISHMT numri i ashensorëve të regjistruar shkoi në 2684 nga 1200 të tillë që ishin në 2021.
Qytetarët ankohen pak për cilësinë e ashensorëve, mënyrën e mirëmbajtjes. Kjo edhe për faktin se kanë pak njohuri për mënyrën e ankimit pranë këtij institucioni.
Një prej incidenteve të mëdha me ashensorët ishte ai vitin e kaluar në zonën e Astirit, ku ashensori ra nga kati i pestë me pesë vetë brenda./INA Media
Discussion about this post