Victoria Beckham ka realizuar dokumentarin e saj në Netflix pas paraqitjes së saj dhe vjedhjes së vëmndjes në dokumentarin e bashkëshortit të saj, një vit më parë.
Dokumentari i cili do të jetë në disa seri nuk ka ende një titull, por ato do të tregojnë udhëtimin e Victoria-s nga superylli i Spice Girls në vitet ’90 në ikonën e modës moderne.
“Ditët e saj në “Poz Spice” mund të jenë fillimi i saj, por sot Beckham është në një udhëtim ku ka arritur të ndërtojë një perandori të modës – dhe tani, fansat do të jenë në gjendje të shohin historinë pas gjithë kësaj”, thuhet në logline.
Dokumentari premton paraqitje nga Victoria dhe familja e saj, duke përfshirë miqtë dhe kolegët. Ai do të prodhohet nga kompania e prodhimit të bashkëshortit David Beckham Studio 99 (i cili gjithashtu prodhoi dokumentarin e tij “Beckham”) në bashkëpunim me Dorothy St Pictures.
Discussion about this post