Nga: Lira Gjika/ Pediatre
Fjala mësues është një nga fjalët më të vjetra që ka krijuar njeriu dhe koha nuk ja ka ndryshuar apo humbur kuptimin fillestar.
Kjo fjalë përdorej kryesisht për ata njerëz të ditur që i ndihmonin njerëzit të mësonin për veten dhe tjetrin. Për të mirën dhe të keqen, për rregullat e familjes dhe jashtë saj. U mësonin shkrimin dhe si lexoheshin fjalët që shqiptonin. Me kalimin e kohës u ndërtuan institucionet e fjalës. Fillimisht vendet e kultit dhe më pas shkollat deri tek universitetet. Këtë shkrim e kam për ata mësues që në fillim të qershorit çuan mesazhe te prindërit që të mos i sillnin më në shkollë fëmijet pasi programi kishte mbaruar dhe nuk kishte kuptim që fëmijët të venin në shkollë.
Shkolla është ai institucion që edhe vetëm kur e sheh të vë mendjen dhe memorien në punë. E mësuara dhe shkolla “nuk pushojnë së punuari”. Dhe pak ditë fillon viti i ri shkollor, nëpër shkolla ndihet dhe duken përgatitjet që po bën stafi pedagogjik për të pritur nxënësit në mënyrë sa më cilësore.
Mësuesve i uroj vit të mbarë dhe të përpiqen ti mbeten besnik fjalës së shenjtë “mësues”.
Discussion about this post