Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar mbylljen e platformës X së multimiliarderit Elon Musk.
Gjyqtari Alexandre de Moraes njoftoi Agjencinë Kombëtare të Telekomunikacionit (Anatel) që të ndërpresë rrjetin social në të gjithë territorin e Brazilit brenda një maksimumi 24 orësh. Kompanitë si Apple dhe Google do të kenë 5 ditë kohë për të hequr aplikacionin X nga dyqanet e tyre online.
Vendimi vjen pasi ‘X’, nuk përmbushi një afat të caktuar nga një gjyqtar i Gjykatës së Lartë për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor në vend. Alexandre de Moraes urdhëroi “pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë” të platformës së mediave sociale derisa ajo të përmbushë të gjitha urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat ekzistuese.
Discussion about this post