Marrëdhëniet mes princ Harryt dhe princit William vijojnë të jenë të ftohta. Ata kanë marrë pjesë në në funeralin e burrit të tezes (të cilin e konsiderojnë xhaxha), Lord Robert Fellowes, i cili vdiq për shkaqe të panjohura më 29 korrik.
Megjithatë, sipas gazetës The Sun, dy vëllezërit e familjes mbretërore britanike dyshohet se kanë shmangur njëri-tjetrin, gjatë ceremonisë së varrimit.
Një mik i familjes tha se ata ishin “shumë të lumtur për të konfirmuar që të dy princat ishin atje“, por ata kanë qëndruar në distancë, duke mos u ulur apo folur në asnjë moment bashkë.
Përçarja mes dy vëllezërve filloi në vitin 2016 kur William shprehu shqetësimet e tij se sa shpejt Harry po e përparonte marrëdhënien e tij me Meghan Markle.
Herën e fundit që ata ishin bashkë ishte në maj 2023 në kurorëzimin e mbretit Charles me raporte që thuhej se ata nuk kishin qenë në kontakt më.
Lord Fellowes ishte i martuar me Lady Jane Spencer, motrën më të madhe të Dianës. Së bashku ata patën tre fëmijë.
Discussion about this post