Nga 1 shtatori, kontrolli i çantave dhe bagazheve të dorës do të zgjasë më shumë. Kjo për shkak të vendimit të marrë që në fillim të gushtit nga Komisioni Europian për të hequr nga përdorimi skanerat e Sistemit të Zbulimit të Eksplozivëve të standardit C3. Ky skaner e bën kontrollin pa qenë nevoja që pasagjerët të zbrazin çantat e tyre. Kjo shkurton kohë.
Pas një raporti teknik, softueri i skanerëve të rinj nuk mund të garantojë 100% siguri për kontejnerët me përmbajtje të lëngshme më shumë se 330 ml.
Vendimi i Komisionit Europian shkaktoi reagime të forta nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve Evropiane (ACI Europe), i cili përfaqëson më shumë se 500 aeroporte nga 46 vende evropiane. Këta skanerë kushtojnë tetë herë më shumë se skanerët konvencionalë me rreze x dhe kostot e mirëmbajtjes së tyre janë katër herë më të larta. Por me urdhërin e ri dolën jashtë funksionit.
Discussion about this post