Lynzi Judish (blogere lifestyle) kishte dekoruar pothuajse çdo cep të shtëpisë së saj në Nju Jork. Gjithçka që kishte mbetur pa zbukuruar ishte pjesa e brendshme e frigoriferit të saj.
Kështu që Judish filloi të ‘përgatiste frigoriferin’ për ta dekor si çdo cepë të shtëpisë së saj, sikur të ishte një dhomë më shumë.
Zgjedhja e saj ka bërë xhiron të rrjetit në TikTok, me njerëz të dyzuar si gjithmonë në këto raste. Disa janë kënaqur, të tjerë janë tërbuar.
Disa e shikojnë si një superide, të tjerë si një budallallëk.
Në frigoriferin e saj ajo futi buqetë me asparagus, enë qelqi, zbukurime qeramike, antike. Dhe tasat që mbajnë ushqimet e ndryshme janë dekor më vete.
Kohët e fundit, ajo ka filluar t’i krijojë tematikat e frigoriferëve që ka nëpër shtëpi (se nuk ka një) në bazë të Bridgerton, meqë është fanse e serialit. Ka krijuar edhe një term madje duke e quajtur “Fridgerton”, pra një përzierje mes frigoriferit dhe Brigerton.
Ajo e pranon se ideja e saj ka ndezur debate dhe thotë: Më duket se fare pa qëllim krijova karremin ku po kapen të gjithë.
Megjithatë ideja e saj është adaptuar dhe nga zonja të tjera, të cilat kanë ndarë pamjet nga frigoriferët e tyre.
Discussion about this post