Moderatorja Aulona Musta ka folur së fundmi lidhur me një të vërtetë të dhimbshme që ndodh rëndom në vendin tonë.
Ajo ka prekur një prej çështjeve për të cilat me dhjetëra herë është diskutuar nëpër tavolina e studio televizive se si meshkujt me pushtet fusin në lojë pozicionin, të ardhurat e tyre për t’i tërhequr vëmendje një gruaje, vajze.
Aulona thotë se nëse do të ishte ajo mashkull do i vinte turp nga vetja që një vajzë, grua, të rrinte me të vetëm për të mirat materiale që ai do t’i ofronte.
“Po të isha unë mashkull do më vinte shumë zor nga vetja të dija që një femër vjen me mua vetëm për shkak të pushtetit, apo të lekëve, shantazhit që po i bëj.
Nuk e di nuk e kuptoj si mund të ndihen mirë me veten e tyre kur e dinte që një grua, një vajzë vjen me ty vetëm se po me ty vetëm se je duke e kërcënuar, shantazhuar apo po e detyron e i tregon që ke pushtet, je i fuqishëm e i ke në dorë vendin e punës. Ti e kupton që ajo nuk do vinte me ty nuk të pëlqen, nuk i pëlqen asgjë te ty dhe ti prap këmbëngul që të përdorësh këto gjërat e tjera. Nuk ta shpif çik vetja? Ju qofshi!”, thotë Aulona.
Discussion about this post