Një ditë plot emocione ishte ajo e djeshmja për mami Xhensilën dhe babi Besin.
Vogëlushja e tyre, e cila dalëngadalë po bëhet një zonjushë e madhe, është ulur këtë të hënë për herë të parë në bankat e shkollës.
Ajka është një prej 28 mijë fëmijëve, të cilët këtë 9 shtator filluan rrugën e gjatë të dijes. E në këtë ditë kaq të veçantë nuk kishin si të mungonin disa fjalë zemre nga Xhensila për të voglën e saj.
“Suksese dashuria ime. Mami do jetë me ty në çdo hap tëndin”- shkruan ndër të tjera këngëtarja.
Përpos këtyre fjalëve, Xhensila është duke kujdesur në maksimum që e vogla e saj sot të shkëlqejë. Në foton e postuar nga këngëtarja, Ajka shihet teksa mban veshur këmishë të bardhë të kombinuar me fustanin sipër ngjyrë të zezë, e në duar mban çantën Dolce&Gabbana, e cila ka kushtuar rreth 650 dollarë.
Discussion about this post