Momenti kur duhet të ktheheni nga pushimet në shtëpi, kur duhet të paketoni gjërat ndërkohë që shihni të tjerët që shijojnë rrezet në shezlon, shoqërohet me melankoli, depresion dhe pak ankth. Mos na thoni që nuk ju ka ndodhur. Megjithaë, ky moment mund të transformohet edhe në një mundësi për të nisur një kapitull të ri të vitit me këmbë të mbarë, për t’i dhënë një ‘sprint’ trupit dhe mendjes e duke ardhur në formë në mënyrë të shëndetshme dhe relaksuese.
Është e vërtetë që viti fillon në janar, por për shumë njerëz, mundësitë dhe propozimet e mira arrihen në shtator. Një strategji e shkëlqyer për të qenë mirë dhe për të adoptuar disa rituale të shëndetshme edhe në qytet. Sigurohuni të ndiqni këshillat më poshtë:
Hani një mëngjes të mirë
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe këtë e dimë, por në teori. Në praktikë shumë njerëz hanë keq dhe pak. Një mëngjes i shëndetshëm dhe i kompletuar duhet të jetë githashtu një moment relaksi. Ajo që hamë apo pimë në orët e para të ditës, rizgjon metabolizmin, ndikon në humorin tonë dhe në humbjen e peshës. Dilni sa më shpejt nga kategoria e njerëzve që gjejnë lloj-lloj justifikimesh për të mos ngrënë mëngjes. Një vakt i bollshëm me muzikë relaksuese në sfond është një ritual i mirë për gjithë familjen.
Përdorni biçikletën si mjet trasnporti
Ky mjet klasik i transportit po zëvendëson gjithnjë e më shumë makinën. Të shijosh peizazhin përreth, ajrin dhe diellin në lëkurë janë disa prej benefiteve të biçikletës. Në fakt, biçikleta është gjithashtu stërvitja ideale për të eliminuar celulitin dhe mbajtjen e lëngjeve, për të djegur kaloritë e tepërta dhe për t’u tonifikuar. Gjithashtu nuk rëndoni portofolin, nuk ndosni mjedisin dhe nuk mbani mbi shpatulla stresin e parkimit.
Vazhdoni të merrni rreze dielli
Dielli konsiderohet si armik kur bëhet fjalë për dëmtimin e lëkurës, por me mbrotjen e duhur (faktor mbrojtës 30,50), dielli mund të bëhet një aleat i vërtetë për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve, veçanërisht për mirëqenien e grave. Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e vitaminës D e cila nga ana tjetër ndihmon në prodhimin e kalciumit, i cili është thelbësor për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Gjithashtu, ekspozimi ndaj dritës së diellit ka efekte të dobishme për disa patologji të lëkurës (forma të ndryshme të dermatitit) si dhe në gjendjen e humorit, duke ndihmuar trupin të prodhojë serotoninë.
Hani frutat dhe perimet e stinës
Fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës është periudha më e lehtë për të zgjedhur sasi të bollshme të frutave dhe perimeve sezonale në treg. Ndryshimi i rutinës së blerjeve mund të jetë edhe fillimi për të ndryshuar rutinën ditore në një sens pozitiv si dhe për të qenë pranë ushqimeve të shëndetshme. Blini sa më shumë fruta dhe perime në ngjyra të ndryshme në mënyrë që larmishmëria dhe freskia të bëhen inpute të shëndetshme për dietën e vjeshtës.
Shijoni bukurinë e gjërave të vogla
Shëtisni nëpër rrugët e një qyteti të panjohur, mes një pylli, përgjatë shëtitores dhe shkrepni foto të bukura. E bëjmë shpesh gjatë pushimeve, por shumë rrallë jemi turistë të qytetit tonë. Shpesh dimë shumë pak për vendet ku jetojmë. Kështu që gjatë fundjavave ose pushimit në punë, ecni pak kilometra larg ‘çimentove urbane’.
Kaloni kohë të lirë në ajër të pastër
Një mbulesë tavoline mbi bar nën shoqërinë e miqve ose familjes…skenë tipike pushimesh, apo jo? Jo vetëm. Edhe në qytet, në ditët pa shi, mund të jeni në kërkim të gjelbërimit pasi të qëndruarit në ajër të pastër rrit nivelin e mirëqenies duke lejuar të shkarkoni sresin e punës dhe të rikarikoheni me enrgji.
Sigurohuni të bëni një gjumë cilësor
Rëndësia e një gjumi të mirë dhe të orëve të pushimit janë thelbësore për trupin dhe mendjen. Trupi ka nevojë të rigjenerohet për funksionimin e duhur të organizmit dhe të jetë i gatshëm të përballet me ditët e ngarkuara. Përpiquni të flini të paktën 7 orë dhe të evitoni zakone të këqija si: të shkoni në shtrat shumë vonë, të përdorni telefona celularë ose tableta para gjumit, të hani ushqime të rënda, etj. Relaksohuni me një banjë të ngrohtë, çaj bimor dhe një libër të mirë.
Discussion about this post