Gigi Hadid bëri një paraqitje mbresëlënëse në Javën e Modës në Paris. Modelja e njohur nga Palestina arriti të dallohej mes të famshmëve të tjerë që morën pjesë, si Zendaya dhe Heidi Klum.
Gigi Hadid ka ecur në pistën e Vetements e veshur me një fustan të shkurtër të verdhë të bërë tërësisht me shirit DHL. Modelja e ka kompletuar look-un e saj me taka.
Shfaqjen e hapi Travis Scott, i cili ishte edhe ai që e mbylli, së bashku me Gigi Hadid, duke ecur dorë për dore me të në pistë. Pamja e Gigi Hadid të kujtonte atë të Kim Kardashian për Balenciaga e veshur me një jumpsuit shirit ngjitës.
Discussion about this post