Si është i ndërtuar truri i një njeriu të rritur? Tani dimë diçka më shumë. Falë inteligjencës artificiale, është realizuar harta e parë e plotë e këtij organi me të gjitha lidhjet e tij, neuron më neuron. Ajo tregon “instalimin” e trurit të mizës së frutave, një nga modelet e kafshëve më të përdorura në kërkimet biomjekësore.
Ky është konsideruar një rezultat vendimtar për neuroshkencën, të cilës revista “Nature” i ka kushtuar kopertinën e saj. Ky hap përpara është bërë nga konsorciumi kërkimor FlyWire i udhëhequr nga Universiteti Amerikan i Princeton, i cili përfshiu pothuajse 300 studiues nga 76 laboratorë në mbarë botën.
Kjo është hera e parë që krijohet një hartë e plotë e lidhjeve të një truri të rritur të një kafshe të aftë për të ecur dhe parë, siç është miza e frutave. Organi i tij i trurit, edhe pse shumë më i thjeshtë se ai i njeriut përbëhet nga 140 000 neurone dhe mbi 50 milionë sinapse. Më parë, ishte krijuar vetëm lidhja e organeve shumë më të vogla të trurit, si ajo e larvës së mizës së frutave (e cila ka 3016 neurone) dhe ajo e krimbit nematod (me 302 neurone).
Hulumtuesit përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar mbi 100 terabajt të dhëna të marra nga skanimi i trurit të një mize femër, të prerë në shtatë mijë feta secila vetëm 40 nanometra të trasha, në një mikroskop elektronik.
Studimi i 21 milionë imazheve lejoi shkencëtarët të identifikonim më shumë se 8 400 lloje qelizash, nga të cilat 4 581 ishin të panjohura deri më tani. 0.5% e neuroneve u zbulua gjithashtu se kishin ndryshime zhvillimore që mund të shkaktojnë lidhje të gabuara.
Këto rezultate vendosin themelet për aplikimin e këtyre metodave të hetimit dhe analizës së të dhënave në trurin më kompleks: po i referohem për shembull atij të miut, ndërsa besoj se është ende herët për të menduar për hartimin e trurit të njeriut”,– tha Albrecht Haase, profesor i asociuar i Departamentit të Fizikës të Universitetit të Trentos. ©LAPSI.al
Discussion about this post