Ylli i “One Direction”, Liam Payne ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i hotelit. Sipas policisë argjentinase, Payne u gjet i vdekur jashtë një hoteli në Buenos Aires. 31-vjeçari ka rënë nga ballkoni i dhomës së katit të tretë të hotelit dhe ka pasur fund tragjik.
Oficerët thonë se ata fillimisht po i përgjigjeshin raporteve “të një burri agresiv që mund të ketë qenë nën efektet e drogës dhe alkoolit”.
Kreu i shërbimit të urgjencës mjekësore të qytetit tha për mediat lokale se Payne u dërgua në spital, por ai kishte pësuar dëmtime shumë të rënda ndërsa ka nisur menjëherë hetimi për arsyet që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.
Discussion about this post