Nga: Lira Gjika
Prindërit e sotëm nuk janë rritur njëlloj si fëmijët e tyre. Ata nuk janë rritur në të njëjtat kushte qoftë ambientale, gjuhësore apo kulturore. Prindërit e sotëm, sidomos prindërit 35 vjeç e lart, nuk kanë pasur dhomë me vete kur kanë qenë fëmijë sikurse kanë një pjesë e mirë e fëmijëve të sotëm. Prindërit e sotëm, nuk kanë shkuar në kopshte e shkolla private dhe ushqimi në fëmijërinë e tyre ka qenë i racionuar nga shteti.
Dhe këtu fillon ngatërresa, të kujtojmë shprehjen “këta i kanë sot të gjitha”. Prindërit e sotëm janë rritur në përgjithësi ashpër nëpërmjet frikës dhe kërcënimit. Edhe sot është prezente kjo mënyrë, por nuk është më në atë nivel. Gjithmonë edhe më shumë shtohet numri i prindërve, nëna dhe baballarë që shmangin kërcënimet, etiketimet dhe dhunën fizike. Edhe pse nuk e kanë të jetuar butësinë në edukim, kjo është një vështirësi tjetër, që i pengon prindërit e sotëm të jenë ashtu si dëshirojnë me fëmijët e tyre, “prindër të sigurt që fëmija i tyre nuk ka frikë t’ju thotë apo t’ju tregojë qoftë dhe gjërat që për prindërit janë të dënueshme”.
Fëmijët që nuk kanë frikë nga prindërit se i ndëshkojnë, ndajnë me ta të gjitha dyshimet që kanë dhe gabimet që bëjnë, kur rriten janë njerëz të sigurt jo problematikë.
Discussion about this post