Tetori shënon fillimin e sezonit kur njerëzit kërkojnë në mënyrë aktive për të gjetur një partner romantik ndërsa moti ftohet.
Njeriun e zemrës mund ta ndeshësh kudo, por duket se vendi i takimit lidhet disi me moshën në të cilën jeni.
Në të 20-at tuaja
Vendi më i mirë për të takuar një partner romantik në të 20-at është përmes shkollës ose lidhjeve me miqtë. Kjo është shumë sociale për shumicën e njerëzve kur festat dhe takimet me grupe të ndryshme shoqërore janë të shpeshta, koha është më e lirë dhe lidhjet ndodhin në mënyrë organike.
Në të 20-at, shpesh je më pak i sigurt për t’iu afruar të huajve.
Në të 30-at tuaja
Në fund të të 20-ave deri në të 30-at, gjërat janë pak më ndryshe sepse njerëzit priren të çiftohen dhe koha mund të jetë më e çmuar. Njerëzit në këtë fazë ka më shumë gjasa të gjejnë partnerë përmes punës, grupeve sociale si drejtuesit e klubeve ose organizimit politik.
Në të 30-at, shpesh keni miqësi më të thella për t’u mbështetur, plus shpesh jeni më të sigurt duke iu afruar të huajve, kështu që mbështetuni në prezantimet me miqtë beqarë të miqve tuaj. Për shembull, gruaja e shokut tuaj më të mirë mund të ketë shoqe beqare.
Filloni të ndiqni hobi të reja dhe të merrni pjesë në kurse të ndryshme. Për shembull, nis një kurs picture, pianoje, frëngjishteje. Aty mund të ndeshësh dikë që të jetë interesant, përveçse të mësosh diçka më shumë për hobin tënd.
Në të 40-at
Në të 40-at, vendi më i mirë për të takuar një partner romantik është kudo ku ju pëlqen të kaloni kohë. Prioritetet tuaja për partneritet ndryshojnë në moshën e mesme dhe mund të jetë e vështirë të gjeni kohë për takime në një kuptim më tradicional, veçanërisht nëse keni fëmijë. Vetëm sigurohuni që po bëni përpjekje të jeni social, të kaloni kohë në hapësira që ju sjellin gëzim dhe të qëndroni të hapur për të folur me njerëzit. Kjo vlen për të gjitha grupmoshat, por është veçanërisht e mirë për njerëzit 40 vjeç e lart.
Në të 40-at, shpesh keni më shumë burime financiare, më shumë fleksibilitet me punën dhe interesa më specifike. Në përputhje me rrethanat, rekomandohet t’i drejtoheni aktiviteteve dhe udhëtimeve që lidhen me interesat dhe hobit tuaj.
Në të 50-at tuaja
Sfida me takimet në të 50-at e lart është se rrethi juaj shoqëror dhe rutinat janë përgjithësisht të përcaktuara në këtë fazë. Megjithatë, 50-vjeçarët aktivë mund të krijojnë lidhje të shkëlqyera në grupet e ecjes, klube të ndryshme anëtarësie. 50 është 40-shi i ri.
Jasmine Diaz, eksperte takimesh dhe themeluese e Diaz Dating Group: thotë “Të përpiqesh të gjesh një partner në një bar në të 50-at është si të luash ruletë ruse në kazino. Pak njerëz do të ndajnë të njëjtin vibe ose hobi me ju, kështu që klubet sociale janë një alternativë e shkëlqyer. Pavarësisht nëse është një grup shëtitjesh, klub librash, grup udhëtimesh… ia vlen”.
Në të 60-at tuaja
Kurset e gjuhës, klasat e gatimit dhe klasat e artit ofrojnë një mjedis me presion të ulët që nxit bisedën natyralisht. Hiqni dorë nga skena tradicionale e takimeve.
Shumë njerëz në këtë fazë, duke qenë se janë në moshën e pensionit fokusohen ose tek vullnetarizmi, ose tek turizmi. Të dyja këto veprimtari ofrojnë mundësi të shkëlqyera për të takuar njerëz të rinj.
Në të 70-at +
Qendrat e aktiviteteve për të moshuarit janë një minierë ari për të gjetur partnerin edhe në këtë moshë. Aplikacionet dhe faqet e takimeve janë mënyra më e mirë për të takuar dikë në të 70-at. Është më efikase sesa të kërkosh organizime fizike, të bashkohesh në grupe të reja ose t’u afrohesh njerëzve në rrugë. Edhe pse teknologjia mund të jetë e vështirë për këtë moshë, nuk është e pamundur të mësohet. Qendrat sociale për këtë grupmoshë janë gjithashtu një mundësi e mirë për të gjetur një partner.
Discussion about this post