Ojani Noa, ish-bashkëshorti i këngëtares së famshme Jennifer Lopez në një intervistë në “Despierta America”, foli për marrëdhënien e tij me këtë të fundit. Noa i update-uar mirë me lajmet e fundit mbi reperin Diddy, bëri këtë fajtor për ndarjen e bujshme aso kohe nga JLo. Duke folur për fundin e martesës së tij me Lopez, e cila zgjati nga viti 1997 deri në 1998, Noa tha: “Një pjesë e atij divorci ishte faji i Diddy”.
“Kur Sony erdhi dhe i pagoi asaj milionat që mori, ishte Puffy [Combs], i cili do të ishte një nga producentët e disa këngëve në albumin e parë ‘On The 6’,” tha aktori. “Këtu filloi mashtrimi, gënjeshtrat, ndarja.”
Sipas tij, ai ishte në Los Angeles për hapjen e restorantit të tij, ndërsa Lopez ishte duke punuar për albumin në Miami dhe Nju Jork kur ndarja ndodhi.
“Unë do ta pyesja Jennifer-in, çfarë të bëra që më çove në gjykatë, më ke akuzuar, ke gënjyer, ke krijuar gjëra të rreme për mua dhe ke thirrur disa kompani për të më nxjerrë jashtë dhe rrjetet televizive të mos më japin punë?’”, rrëfen ai.
Discussion about this post