Nuk ka lidhje as me muzikën e as me aktrimin!
Loredana Zefin do ta shohim në një dimension tjetër, atë të shkrimtares. Reperja ka zbuluar projektin e ri në Instagram, duke na treguar se ka shkruar historinë e saj dhe ka shpalosur detaje nga jeta private dhe profesionale. Libri do të publikohet më 18 nëntor dhe do na zbulojë më shumë detaje edhe nga e kaluara e saj.
Loredana shkruan:
“Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si më të trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndier, përjetuar dhe jetuar. Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri. Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat as në ëndrra nuk t’i bëja publike më parë. Libri im “Als mein herz brach” (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”.
Nuk dihet nëse aty do ketë detaje edhe nga historia e saj me Mozzik…
Discussion about this post