Sipas pretendimeve të një ish-organizatoreje të festave, reperi Sean “Diddy” Combs vendoste standarde të rrepta për paraqitjen e grave që ftonte në festat e tij “Freak Off”.
Sipas saj, vajzat duhej të ishin jo më shumë se 140 paund (63 kg), pa dhjamë apo celulit, dhe të vishnin veshje specifike. Kriteret e tjera përfshinin flokë të gjatë, dekolte, stileto të larta dhe fustane të shkurtër. Ajo shtoi se nuk verifikohej mosha e pjesëmarrëseve.
“Nëse ishte e nevojshme, ne bënim një peshim,” tha ish-planifikuesja e festash, e cila ka punuar me reperin në vitet 2004 dhe 2005.
Sa i takon stilit të veshjes, organizatorja shtoi se vajzat duhet të kishin fustan feste të shkurtër, jo më të gjatë se gjysma e kofshës.
“Pa pantallona. Pa xhinse. Pa këpucë të sheshta. Çdo vajzë duhej të kishte një fustan feste, preferohet shumë i shkurtër, mjaft për të mbuluar të pasmet, por jo më gjatë se gjysma e kofshës. Duhej të tregonin dekolte. Dhe çdo njëra prej tyre duhej të kishte veshur stileto me takë të lartë. Kjo ishte e patjetërsueshme: stileto të larta”, tha ajo.
Discussion about this post