Në ZëmeMirënPodcast MC Kresha ka treguar historinë e njohjes me bashkëshorten Erzinën që ngjan me ato historitë e bukura të filmave romantikë.
Ajo ishte fansja e tij. Ai idhulli i saj që shkoi t`i këndonte në ditëlindje. Po një vonesë, një shi i papritur dhe një klik në zemër i bëri të jenë sot bashkë, të lumtur dhe prindër të dy fëmijëve.
Shkëputur nga podcasti:
Mira Kazhani: Dikush që mora pak informacion, më tha që ajo ka qenë një fanse e Kreshës. Ai ka kënduar në ditëlindjen e saj dhe ata kanë rënë në dashuri.
MC Kresha: Atë ditë më kishin kontaktuar t`i uroja ditëlindjen një vajze që më donte shumë.Nuk e dija që kishte 30-vjetorin dhe as që ishte Erzina. Kam menduar që ishte ndonjë vajzë e vogël. Kam fjetur, se i lodhur prej rrugës dhe jam zgjuar vonë. E pashë që më kishin telefonuar, e marr Festimin dhe i them si t`ia bëj se e kam premtuar. Më tha, nëse mundesh t`ia urosh tek shtëpia se s`është më aty ku supozohej të shkoja unë për ta uruar, në një qendër tregtare. Jemi njohur, kemi ndenjur pak, na ka pëlqyer muhabeti
Mira Kazhani: Që herën e parë që e takove pate një flakë?
MC Kresha: Besoj që po. Po atë natë koncerti ynë u anulua prej shiut. Atë nate dola me Erzinën, me shoqërinë e saj.
Mira Kazhani: A ndodhi diçka atë nate? Një puthje?
Mc Kresha: Një puthje po.
Discussion about this post