Pas më shumë se 5 vite nga zjarri që “përpiu” një pjesë të mëdhe të katedrales Notre-Dame në Paris, sot kanë rënë sërish kambanat e kishës historike.
Të premten në mëngjes, tetë nga këmbanat e katedrales ranë për herë të parë që nga prilli 2019, sipas Alexandre Gougeon, i cili menaxhoi instalimin e tyre. Tetë këmbanat e restauruara të kambanores veriore të katedrales, e cila u shkatërrua pjesërisht nga zjarri, ranë së bashku të premten në mëngjes si pjesë e një testi teknik përpara rihapjes zyrtare të Notre-Dame, e cila është planifikuar për muajin e ardhshëm.
“Me të vërtetë feston fitoren e dashurisë. Dhe është vetë shenja që shpresa është gjithmonë e pranishme,” shpjegoi Olivier Ribadeau Dumas, duke folur për BFM.
Kujtojmë se në vitin 2019, ndërtesa 850-vjeçare u përfshi nga një flakë shkatërruese , e cila u dogj për disa orë.
Hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, megjithëse besojnë se ishte aksidental . Sipas prokurorëve francezë , teoritë e mundshme përfshijnë se ajo mund të jetë shkaktuar nga djegia e cigares ose një mosfunksionim elektrik.
Discussion about this post