Nga: Lira Gjika
E bërtitura, “komanda e verbër” siç e quajnë specialistët e psihës dhe të edukimit, na është bërë mënyrë të sjelluri dhe të komunikuari me fëmijët. Kudo flitet me zë të lartë, në shtëpi, shkollë, rrugë deri edhe në punë.
Të gjithë flasim në mënyrë urdhërore dhe natyrisht duke bërtitur. Por kur dëgjojmë fëmijën, që bërtet, bëhemi nervoz dhe nuk e durojmë dot. E ndëshkojmë fëmijën, e quajmë paedukatë apo fëmijë të keq dhe harrojmë se modeli jemi ne vetë, të rriturit.
Ka ardhur koha ta ulim zërin dhe të mos i trembim më fëmijët, por me qetësi, ti ndihmojmë të realizohen ashtu siç dëshirojmë të bëhen, të urtë e të mençur, pavarësisht situatat që përjetojmë.
Discussion about this post