Nga: Lira Gjika
Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm jetik për njeriun dhe të gjithë gjallesat. Ai çlodh si trupin dhe psihën e njeriut dhe e rigjeneron për ditën e re. Prindër, fëmijët deri në moshën 12 vjeç kanë nevojë për 10-12 orë gjumë rresht. Mos i vendosni në gjumë vonë apo kur flini edhe ju. Fëmijët, ora tetë e gjysmë e darkës, duhet ti gjejë në krevat.
Nëse flenë pas kësaj ore, shumë procese të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimi e mirë të fëmijës nuk ndodhin.
Truri ka ritmin e tij të funksionimit. Vënia e fëmijës në gjumë në orën e caktuar bën që proceset trunore dhe mendore të ndodhin në ritmin e duhur nëse ne të rriturit nuk respektojmë orarin te fëmijët, proceset nuk ndodhin ose më saktë mbeten në dorë të rastësisë. Vendosja në orën e caktuar gjithashtu ndihmon fëmijën në ndërtimin dhe pranimin e rregullave.
Kini kujdes prindër, mos neglizhoni, për pak durim dhe vullnet ndihmoni fëmijën tuaj të jetë më i qetë e i çlodhur në ditën e nesërme, pra dhe më aktiv për të mësuar e përvetësuar gjërat e reja, që ai do të zbulojë e mësojë.
Discussion about this post