Është e vërtetë që dhuratat i pëlqejnë të gjithë, por në shumë raste ato përfundojnë nëpër cepa dollapësh që nuk hapen asnjëherë. Që mos të rrezikoni shihni këtë listë dhuratash që nuk duhet të bëni!
10- Fotot e personalizuara në mur; janë bërë aq të zakonshme aq edhe të mërzitshme
9- Kafe. E çfarë arsye keni për të dhuruar kafe në fundvit?! E shumta, mund të pranohet çaji…
8 –Mbajtëse çelësash. A mendoni se duket ende origjinale, në vitin 2017-të një mbajtëse çelësash si dhuratë?
7- Kasë telefoni. Njerëzit i blejnë vetë këllëfët e telefonave apo pajisjeve të tjera elektronike, nuk kanë nevojë t’ua dhuroni ju!
6- Batanije termike
5- Reçel, duhet ta dini që sa herë dhuroni reçelëra apo gliko të ndryshme frutash, përfundojnë në një cep të harruar të dollapit!
4-Stoli të ndryshme, të padobishme për shtëpinë!
3-Një thekëse…Ca më tepër fantazi!
2- Libri është gjithnjë dhuratë e bukur por për Krishtlindje mund të dhuroni diçka më gazmore.
1- Çfarë? Edhe një kartolinë e shkruar me humor do të ishte më mirë se një gjë e bërë nga halli…
Discussion about this post