Aktorja dhe politikania e njohur Adriana Matoshi ka qenë e ftuar në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme, ku veç të tjerash ka folur edhe për periudhën e saj të vështirë shëndetësore. Ajo ka pasur një betejë të vazhdueshme me tumorin në tru, ç’ka e ka detyruar të shkëputet herë pas here edhe nga angazhimet e saj të përditshme.
“Edhe momentin kur unë e kam kuptuar se çka kam dhe çka mban trupi im, unë kam qeshur dhe kam thënë është diçka që duhet tejkaluar. Edhe kam thënë nëse Zoti ka shkruar që unë duhet të jetoj, do të jetoj. Nëse ka thënë që do të më marrë, do të më marrë. Menjëherë pasi jam kthyer prej operacioneve, unë kam vazhduar me punën. Nuk jam ndalur e as nuk kam pushuar asnjë ditë.
Po tani ta filloj, të parën e kam pas në vitin 2012. Kam qenë shtatzënë kur e kam kuptuar që kam pasur një tumor në tru dhe kam thënë ok… Kam mbajtur dertin e shtatëzanisë se si do ta lind vajzën. Unë e kam humbur dhe shikimin. Me njërin sy nuk kam parë fare, me njërin 30 përqind. Edhe kisha problemin, si do ta lind dhe si do ta shoh fëmijën tim”, u shpreh Adriana.
Discussion about this post